Werder Bremen nuk është këndellur aspak dhe ka vazhduar me humbje, ku në xhiron 33, pësoi 3:1 te Mainz vendës.
Dy gola i shënoi Mainz në pjesën e parë, Quaison 25’ dhe Boetius 30’.
Osako realizoi për Werder në pjesën e dytë, kurse fitoren 3:1 skuadrës Mainz ja dha Fernandes.
Milot Rashica në këtë ndeshje ishte në bankën rezervë dhe nuk u fut fare në ndeshje.
Werder Bremen tani është në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 28 pikë nga 33 ndeshje.
Zyrtarisht, Bremen nuk do të shpëtoj pa barazh, kurse nëse humb ose barazon në ndeshjen e fundit kundër Koln, atëherë bie nga Bundesliga.
/Insajderi.com/