Ndeshja e vitit

Emmett dhe Burgos zhvillojnë një nga meçet e vitit në UFC (VIDEO)

Një nga ndeshjet më të mira të vitit është zhvilluar mbrëmë në Las Vegas në mes të Josh Emmett dhe Shane Burgos

Emmett dhe Burgos zhvillojnë një nga meçet e vitit në UFC (VIDEO)

Një nga ndeshjet kryesore të natës së mbrëmshme në UFC i ka realizuar pritjet dhe i ka tejkaluar ato, shkruan Insajderi.

Ndeshja në mes të Josh Emmett dhe Shane Burgos doli të jetë një betejë-referendum për atë se kush është ndër më të mirët në kategorinë  “featherëeight” deri në 66 kilogramë.

Tre raunda të këtij meci ishin një luftë e vërtetë, për cka edhe komuniteti i UFC po e cilëson si një nga ndeshjet e vitit.

Ndeshjen, që u zhvilluar në Las Vegas, në sallën e UFC të quajtur Apex, në fund e fitojë, për pak, Emmett.

“Është ndeshur me mua tepër mirë, është një çun shumë i fort, dhe i dëshiroj të gjitha të mirat”, ka thënë Emmett për kundërshtarin e tij pos ndeshjes.

“E ka gjithë respektin e botës nga unë”./Insajderi.com