Ramiz Brahimaj në UFC

Kush është Ramiz Brahimaj? – shqiptari që pritet të bëjë histori në UFC (VIDEO)

“Dua të jem shembull për të gjithë, jo vetëm për shqiptarët apo për myslimanët, por për të gjithë".

Kush është Ramiz Brahimaj? – shqiptari që pritet të bëjë histori në UFC (VIDEO)

Kur të futet në oktogon të UFC të shtunën e ardhshme, Ramiz Brahimaj, do të jetë vetëm shqiptari i dytë në histori të kompanisë më të madhe të arteve marciale, që po e bënë këtë, shkruan Insajderi.com.

Pas Ilir Latifit, Brahimaj është shqiptari i radhës që do të provojë të ndërtojë karrierë në UFC.

Por, kush është Ramiz Brahimaj?

27 vjeçari është shqiptaro-amerikan i gjeneratës së parë.

Familja e tij kishin migruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi në Jugosllavi po zhvilloheshin luftëra.

Babi i tij qysh i vogël e kishte dërguar të trajnohej për boks, kickboks dhe karate.

Ndërsa kur kishte nisur shkollën e mesme kishte filluar trajnimin edhe në mundje dhe  jiu-jitsu.

Ai, në një intervistë të tij thotë se përveç një karrierë të suksesshme, dëshiron gjithashtu të njihet për një person shembull.

“Dua të jem shembull për të gjithë, jo vetëm për shqiptarët apo për myslimanët, por për të gjithë”.

Brahimaj do të ndeshet në “Welterweight”, deri në 77 kilogramë.

Kundërshtari i tij është japonezi Takashi Sato dhe meçi do të mbahet në sallën “Apex” në Las Vegas.

Brahimaj ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit dhe rekordi i tij në MMA është 8 fitore e 2 humbje.

Shqiptari kohë më parë ka mundur të jetë pjesë e UFC-së, kur ishte përzgjedhur të ndeshej në emisionin e bosit të UFC-së, Dana Whit, në “Contender series”, por ishte tërhequr për shkak të lëndimit.

Ai meçin e fundit e ka para më shumë se një viti, kur kishte mposhtur Carlos Martinez ende pa kaluar një minutë në LFA 62 – Legacy Fighting Alliance, një ligë amerikane e arteve marciale.

Ndërsa në anën tjetër kundërshtari i tij, Sato ka dy meçe në UFC, një humbje dhe një fitore.

Sato pritej të kthehej në shkurt të këtij viti kundër Maki Piatolo, por ky I fundit ishte tërhequr nga gara.

Nata e UFC 27 do të jetë e mbushur me supermeçe.

 

Do të ndeshen yjet si:

Dustin Poirier vs. Dan Hooker (supermeç)

Aspen Ladd vs. Sara McMann

Viviane Araujo vs. Jennifer Maia

Maurice Greene vs. Gian Villante

Tanner Boser vs. Philipe Lins

Mickey Gall vs. Mike Perry (supermeç)

Brendan Allen vs. Ian Heinisch (supermeç)

 

Luis Pena vs. Khama Worthy (supermeç)

 

Kyle Nelson vs. Sean Woodson

 

Ramiz Brahimaj vs. Takashi Sato (shpresojmë të jetë supermeç)