Probleme me kontrata

PSG probleme me Cavanin dhe Meunier

Klubi francez PSG ka probleme me Cavanin dhe Meunier. Refuzojnë kontrata të përkohshme.

PSG probleme me Cavanin dhe Meunier

Edinson Cavani dhe Thomas Meunier kanë refuzuar që të nënshkruajnë përkohësisht, në mënyrë që të luajnë finalet e Kupave apo të aktivizohen në Champions League me skuadrën e PSG-së. Diçka të tillë e ka njoftuar mediat franceze këtë të diel, njofton Insajderi.

Si Cavanit ashtu dhe Meunier u përfundon kontrata në fundin e muajt qershor dhe klubi u kishte ofruar një bashkëpunim deri në përfundim të aktiviteteve që kanë mbetur pa përfunduar, por diçka e tillë nuk është pranuar nga futbollistët, të cilët presin datën 30 qershor për t’u shpallur lojtarë të lirë.

Uruguaiani nuk është në planet e kampionëve të Francës për edicionin e ardhshëm, diçka që e ka nxitur të mos pranojë një rinovim të përkohshëm.