Tyson dëshiron të ndeshet përsëri. Dikur thoshte se i ka dhënë fund me boks. Por, tash, shihet se është bërë pishman.
Legjenda botërore e boksit dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave, Mike Tyson, pritet shumë shpejt të rikthehet në ring, njofton Insajderi.
Përkundër se 53 vjeçar, Tyson është rikthyer në super formë dhe dëshiron përsëri të garojë.
Për një kohë të gjatë legjendari thoshte se nuk dëshiron t’i kthehet më vetës, sepse do t’i duhej që t’i rikthehej përsëri asaj “egos së sëmurë” që është në luftë me gjithkënd dhe dëshiron të shkatërrojë gjithçka.
Ai thoshte se e lufton çdo ditë dhe e ndrydhë brenda vetës, sepse tash do jetë tjetër.
Por, siç shihet edhe në këtë video të fundit, por edhe në deklaratat e kohëve të fundit të Tyson, egoja ka triumfuar tashmë.
Ai po përgatitet të ndeshet -ne po përgatitemi ta shikojmë përsëri./Insajderi.com
🔥 @MikeTyson pic.twitter.com/hYpnPwzpJw
— Boxing News (@BoxingNewsED) June 22, 2020