Tenisti Novak Djokovic ka rezultuar pozitiv në testin për virusin Corona ditën e martë.
I pari i botës në renditjen e këtij sporti, do të luante këto ditë në Kroaci dhe Serbi, por që tani nuk do të mundet për shkak se është infektuar me virusin.
Edhe gruaja e tij Jelena ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.
“Në momentin kur arritëm në Beograd, shkuam për t’u testuar,” tha Dojokovic në një deklaratë.
“Rezultati im është pozitiv, ashtu si Jelena, ndërsa rezultatet e fëmijëve tanë janë negativë”.
Edhe tenistët Borna Coric, Grigor Dimitrov dhe Viktor Troicki ditë më parë dolën pozitiv në COVID-19.
/Insajderi.com/