Tre lojtarë largohen nga PSG

Tre lojtarë largohen nga PSG

Është e sigurt tashmë që Edinson Cavani dhe Thomas Meunier nuk do të jenë më pjesë e ekipit francez PSG.

Të dy kanë refuzuar të zgjasin kontratën dhe të bashkohen me klubin në stërvitje, edhe pse kërkesa për kontrata nga klubi për ta ishte vetëm deri në fund të gushtit.

Megjithatë, Cavani e Meunier nuk kanë pranuar.

Edhe mbrojtësi brazilian Thiago Silva do të largohet nga ‘Parku i Princave’ këtë verë.

Pas tetë sezoneve të suksesshme me PSG, ai do të ketë destinim tjetër, por ka vetëm edhe një gjë që mund ta mbaj edhe pak ditë në Paris.

Mediet në Francë shkruajnë se klubi do ti ofroj kontratë deri sa të përfundojnë ndeshjet e Champions për PSG këtë sezon, ku ekipi është kualifikuar në çerekfinale pasi 3:2 ka fituar nga dyja ndeshjet kundër Borussia Dortmund.

Layvin Kurzawa po diskuton gjithashtu mundësinë për zgjatje apo jo të kontratës, futbollist i cili po kërkohet nga disa ekipe evropiane.

Insajderi.com