Dy nga tri ndeshje janë derbi sot në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Llapi pret Prishtinën dhe Feronikeli Drenicën.
Ferizaj do ta ketë përball Ballkanin që me çdo kusht do ti kërkoj pikët e plota për të qëndruar në hap me skuadrat tjera për titull.
Ferizaj rrezikon shumë për mbijetesë nëse mposhtet nga Ballkani, pasi aktualisht është në vendin e dhjetë me 25 pikë, tetë larg pozitës së shpëtimit nga rënia.
Edhe për Drenicën do të ishin tri pikë të arta nëse arrin ti fitoj në Drenas përball Feronikelit.
Ndonëse Llapi nuk është në garë për titull, do të tentoj t’ia tregoj kualitetin Prishtinës mysafir.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 16:45.
Insajderi.com