Manchester United ka konfirmuar se do të lirojë nëntë lojtarë të akademisë kur të skadojnë kontratat e tyre javën e ardhshme.
Demetri Mitchell, Cameron Borthwick-Jackson, Ethan Hamilton, Dion McGhee, Largie Ramazani, George Tanner, Aidan Barlow, Kieran O’Hara dhe Alex Fojticek nuk do të nënshkruajnë kontrata të reja, kështu që të gjithë do të largohen nga klubi pas 30 qershorit.
Lojtarëve që largohen u është ofruar një pako mbështetëse dhe janë ftuar përsëri në bazën e stërvitjes para-sezonale në Carringot, në mënyrë që futbollistët të mund ta ruajnë formën fizike, si dhe United do ti mbështes këta nëntë futbollistë të gjejnë klube të reja.
Bëhet me dije që asnjë futbollistë nga mosha 9 deri në 18 vjeç nuk është lëshuar nga akademia e Manchester United.
Insajderi.com