Futbollisti nga Kosova që aktualisht luan për Bazelin, do të mund ta përfaqësoj Zvicrën sa i përket kombëtareve.
Mediet në Zvicër shkruajnë se Federata Zvicerane e futbollit ka marrë dritën jeshile nga FIFA që futbollisti Ademi do të mund të luaj për helvetikët.
24 vjeçari deri tani nuk kishte të drejtë të luante për Zvicrën pasi kishte lindur në Gjermani, porse statusi i tij është rregulluar nga FIFA.
Lojtari i Bazelit qe 14 vjet jeton në Zvicër dhe tani të gjitha dokumentet do të jetë gati për të, dhe mundësia ta përfaqësoj këtë shtet është shumë e madhe.
Insajderi.com