Vendimet e Komisionit Disiplinor
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 26.06.2020, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XXVI-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “DRENICA“ nga Skenderaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Vushtrri (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes derisa gjyqtarët ishin duke e lëshuar fushën, futet një person i panjohur, fyen, shan dhe ofendon referët e ndeshjes, i njëjti person edhe në zhveshtore të referëve në prezencë të policisë speciale të Kosovës tenton për ta sulmuar asistentin e dytë Elvis Bicaj; në këtë rast ka reaguar policia dhe sulmi është evituar). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores Disiplinore , KF “Drenica“ nga Skenderaj I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga KF “ Drenica “ – zyrtari i saj për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 29.06.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
KF “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DUKAGJINI e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; persona zyrtar nga Lista e akreditimit të FC “Prishtina“ të vendosur në tribunën VIP, ofendojnë rëndë mysafirët nga KF “Dukagjini“ Klinë). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore; DENOHET në të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
ARMEND DALLKU; kryetrajner i KF “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DUKAGJINI, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ; sharje dhe fyerje gjatë ndeshjes drejtuar zyrtarëve të KF “Dukagjini“ të vendosur në hapësirën teknike). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore kryetrajneri Armend Dallku; DENOHET në të holla në shumë prej 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
DRILON ZJAQA; personi për siguri i KF “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive si person zyrtar në ndeshjen e javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – DUKAGJINI, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ; pas shënimit të golit të dytë nga FC Prishtina, ofendon zyrtaret e ekipit mysafir – të KF “Dukagjini” nga Klina të cilët ishin në hapësirën e klubit të tyre). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore personi për siguri nga KF “Prishtina” për atë ndeshje z. Drilon Zjaqa; DENOHET në të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
MUHAMET REXHEPI ; sekretar i KF “LLAPI 1932“ nga Podujeva, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për deklarime dhe akuza të lëshuara në drejtim të lojtarëve Labinot Osmani dhe Mentor Zhdrella lidhur me ndeshjen e javës së XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRENICA , e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese të lëshuara nga dy lojtarët e akuzuar ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore : DENOHET në të holla në shumë prej; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm . (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve: TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë; pas përfundimit të ndeshjes disa persona të paautorizuar futen brenda rrethojave të fushës dhe ofendojnë gjyqtaret e takimit, të njëjtit këtë e përsërisin edhe në hyrje të gjyqtarëve për në zhveshtore, ku njëri nga ta godet disa herë në pjesën e pasme të trupit asistentin e dytë Fatmir Sekiraqa). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore KF “Trepça ‘89“ nga Mitrovica I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga personi për siguri i KF “Trepça ‘89“ nga Mitrovica për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 29.06.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
ABEDIN ZEKA; kryetar i KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve të gabuara drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të takimit kryetari i KF “Trepça ‘89”; Abedin Zeka futet në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe ofendon rëndë gjyqtarët. Pas kësaj reagojnë zyrtaret policor dhe të njëjtin e largojnë nga zhveshtorja e gjyqtarëve). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore kryetarit të KF “Trepça ‘89“ nga Mitrovica, z.Abedin Zeka I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga personi në procedurë disiplinore z. Abedin Zeka lidhur me rastin. Afati datë 29.06.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
BESART CECELIA; kryetrajner i KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 008215M77 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve jo sportive drejtuar kryetrajnerit të KF “Flamurtari“ nga Prishtina në ndeshjen e javës së; XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI , e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 85-të, kryetrajneri i ekipit nikoqir Besart Cecelia ofendon rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir). Bazuar në neni 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore kryetrajnerit të KF “Trepça ‘89“ nga Mitrovica, z. Besart Cecelia; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë disiplinore z. Besart Cecelia lidhur me rastin. Afati datë 29.06.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Insajderi.com