Inter pritet ta zyrtarizoj blerjen e Hakimi

Inter pritet ta zyrtarizoj blerjen e Hakimi

Skuadra e famshme italiane Inter është vetëm një hap larg transferimit të Achraf Hakimi nga Real Madrid, shkruajnë mediumet në Itali.

La Gazzetta dello Sport thotë se Inter është duke e mbyllur marrëveshjen me Real Madrid për 40 milionë euro për futbollistin që është i huazuar te Borussia Dortmund.

Gazeta beson që futbollisti i krahut të djathtë nuk do të kthehet në Real Madrid por do të fluturoj në Inter, kur sot në Bundesliga përfundon sezoni.

Suning besohet se i kanë ofruar kontratë të majme me 5 milionë euro pagë vjetore.
21 vjecari ishte dhënë huazim nga Madrid në Dortmund për dy vjet, e tani ka përfunduar kjo marrëveshje mes klubit spanjoll e gjerman.

Marokeni besohet se është marrë vesh të kaloj në Inter, ku për Antonio Conte do të ishte zgjedhja e parë, derisa për Zidane ndoshta do të ishte Carvajal në vend të tij.

Hakimi sivjet me Borussia Dortmund ka pasur paraqitje fantastike, duke i luajtur gati të gjitha ndeshjet me ekipin.

Në sezonin 2019/20 në gjitha garat ka 44 ndeshje, nëntë gola dhe dhjetë asistime.

Insajderi.com