Njëri 32 e tjetri 34 vjeç, kryesorët sivjet te klubi

Njëri 32 e tjetri 34 vjeç, kryesorët sivjet te klubi

Ndonëse 32 vjeçar, Karim Benzema është duke shkëlqyer si një yll sivjet për ekipin mbretëror Real Madrid.

Francezi në 41 ndeshje sezonin 2019/20 në gjitha garat, ka shënuar 22 gola dhe ka bërë dhjetë asistime.

Bashkë me 34 vjeçarin Sergio Ramos, janë futbollistët kyç dhe më meritorët që Real Madrid aktualisht prinë në tabelën e La Liga, dhe është dy pikë para Barcelona.

Kur janë zhvilluar 32 ndeshje, Real Madrid ka 71 pikë, e Barcelona 69.

Për mbrojtësin legjendar, ky është sezoni më i mirë në karrierë sepse deri tani ka shënuar dhjetë gola për ekipin në gjitha garat.

Insajderi.com