Tre gola për tri pikë

Tre gola për tri pikë

Skuadra e Ballkanit e ka arritur fitoren e 15-të sivjet në Superligën e Kosovës në futboll, e në ndeshjen e fundit mposhti Vushtrrinë 3:1 në Suharekë.

13 minuta ju deshën ekipit që të zhbllokohet e të shënoj me Mirlind Daku.

Shtatë minuta më vonë, Ballkani fitoi penallti të cilën e realizoi Blend Baftiu për të shkuar në pushim me epërsi 2:0 ekipi që drejtohet nga Ismet Munishi.

Siguri të lartë skuadrës nga Suhareka i dha Arbër Prekazi kur pas 53 minutave realizoi golin e tretë për Ballkanin.

Vushtrria arriti ta qoj topin në rrjetën e ekipit vendës për golin e nderit, ku në minutën 77 shënoi Drilon Fazliu.

Ballkani ngjitet në pozitën e dytë për momentin me 53 pikë, por nuk dihet nëse do të qëndroj në këtë pozitë pasi pritet përfundimi i ndeshjes Prishtina – Feronikeli.

Insajderi.com