Barcelona vs. Atletico Madrid zhvillohet sot, cilat janë statistikat?

Barcelona vs. Atletico Madrid zhvillohet sot, cilat janë statistikat?

Përballjen e fundit e kishte fituar Barcelona, ku më 1 dhjetor 2019, në kuadër të javës 15 në La Liga mposhti në vend të vet Atletico Madridin.

Messi pati realizuar gol në minutën e 86’ për fitoren 0:1.

Sivjet, Barcelona është dukshëm klub më i mirë ku pas 32 ndeshjeve të zhvilluara është në vendin e dytë në tabelë me 11 pikë më shumë se Atletico Madrid që është në vendin e tretë.

21 fitore, gjashtë barazime e pesë humbje ka Barcelona, kurse Atletico 15 fitore, rekord barazimesh në një sezon në histori të klubit me 13 deri tash, dhe katër humbje.

Ekipi blaugran deri tash ka shënuar 72 gola në La Liga kurse vetëm 41 ekipi madrilen.

Mbrojtjen më të mirë e ka ekipi i Simeone me 23 të pranuar, kurse ai i Setien ka pranuar dhjetë gola më shumë.

Dyja klubet do të kenë mungesa, disa për lëndime disa për kartonë.

Te Barcelona mungon Dembele dhe de Jong, kurse te ATM Hermoso, Koke, Savic dhe Vrsaljko.

Synimet janë krejt të kundërta, Barcelona kërkon titullin, Atletico sigurinë për të mbetur në top katërshe që sezonin e ardhshëm ekipi të luaj në Ligën e Kampionëve.

Insajderi.com