Këto skuadra takohen në xhiron e gjashtë në Volejboll

Këto skuadra takohen në xhiron e gjashtë në Volejboll

Në mesjavë do të luhen ndeshjet e rrethit të gjashtë të Superligës A, në të dyja konkurencat.

Në konkurencen e femrave të dyja ndeshjet zhvillohen diten e mërkurë. Padyshim që vemendja do të jetë në Gjilan në ndeshjen ndërmjet Dritës si nikoqire dhe Skenderaj si mysafirë. Kjo ndeshje do të jetë përcaktuese se cila nga skuadrat do të kualifikohet në finale.

Vetëm fitorja eventuale e dërgon ekipin cilindo ekip në finale. Ndërsa në Prishtinë M Technologie do të pret Kastriotin e cila nuk ka ndonjë pretendim për finale, mirëpo me fitore eventuale mund ti prish punë ekipit të M Technologie.

Në konkurencen e meshkujve gjërat janë definuar dhe tashmë dihet se në finale do të jenë Ferizaj dhe Prishtina Volley. Ndeshja e së enjtes do të jetë përcaktuese së cili ekip do të fitoj përparësinë e terenit për finale. Ndeshja e rrethit të gjashtë luhet në Ferizaj të enjten nga ora 17:00.

Insajderi.com