Avdullh Hoti takon Klubin e Prodhuesve të Kosovës

Avdullah Hoti takon pordhuesit vendor. Premton ndihma për mbeshtejte të këtij sektrori.

Avdullh Hoti takon Klubin e Prodhuesve të Kosovës

Në kuadrin e masave për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot Klubin e Prodhuesve të Kosovës, me të cilët ka biseduar masat e parapara në kuadër të Pakos për rimëkëmbje ekonomike, njofton Insajderi.

“Në takimin me Klubin e Prodhuesve të Kosovës biseduam për masat e parapara në kuadër të Pakos për rimëkëmbje ekonomike. I falënderova ata për kontributin e vazhdueshëm që po japin për fuqizimin e kësaj pakoje”

Më pas kryeministri Hoti ka theksuar se Qeveria e Kosovës është duke e mbështetur ekonominë e vendit me anë të Pakos Emergjente, ku në kuadrin e kësaj pakoje Qeveria e Kosovës ka ndarë shumë[n prej 100 milion eurosh për ndihmë ndaj sektorit vendës.

“Qeveria tashmë është duke e mbështetur ekonominë e vendit me Pakon emergjente, si dhe është duke e konkretizuar Pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Në kuadër të Fondit për rimëkëmbje ekonomike të paraparë me Buxhetin e rishikuar të Republikës së Kosovës, mbi 100 milionë euro janë të parapara për mbështetje të prodhuesve vendas”. /Insajderi.com