Atleti Fikret Shatri do të bëj një vrapim tepër sfidues dhe më të vështirin në karrierën e tij, prej se merret me vrapim.
Ai të enjten nga ora 18:00 do të niset me vrap nga Prishtina në Tiranë ku distanca është 257 kilometra.
Nisja do të bëhet nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë, me moton ‘Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe’.
Në përkrahje të tij, në 1 % të vrapimit të Fikret Shatrit, simbolikisht do të vrapoj edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
Ndryshe, Komiteti Olimpik i Kosovës e ka mbështetur këtë vrapim të ish basketbollistit.
Shatri ka thënë se ndihet mirë dhe në formë për t’ia dal mbanë në vrapimin 257 kilometra, ndërsa i është bërë premtim se do të pritet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
Insajderi.com