Si sot, 17 vite më parë, David Beckham kishte vëmendjen e gjithë botës për shkak të transferimit të bujshëm të tij, nga Manchester United, tek Real Madrid.
“Kam zgjedhur numrin 23 në fanellë, për shkak të Michael Jordan dhe gjithçka që ai përfaqëson. Unë jam fans i madh i çdo gjëje që ai ka bërë dhe ka arritur, ai thjeshtë ishte i jashtëzakonshëm’, ka deklaruar Beckham.
Kujtojmë se David ishte larguar nga United, pas asaj zënkës së famshme me sir Alex Ferguson./Insajderi.com