Greenwood mund të jetë Ronaldo i Manchester United

Greenwood mund të jetë Ronaldo i Manchester United

Fjalë të mëdha për 18 vjeçarin Mason Greenwood ka thënë ish lojtari i Manchester United, Dimitar Berbatov.

Ish sulmuesi i Djajve të Kuq tha për The Mirror:

“Greenwood kundër Brighton, ishte si Ronaldo. Këmba e tij e majtë është e pabesueshme së bashku me vizionin e tij, unë nuk mendoj se shumë janë të nevojshme nënshkrime të reja për ta quar United në nivel tjetër’.

‘Duhesh të jesh me të vërtetë lojtar klasi të bësh dallimin. Dikush që është duke u bërë më i mirë se futbollistët aktual të skuadrës’.

‘Greenwood mund të jetë Ronaldo i Manchester United’.

Futbollisti Mason Greenwood, sivjet ka shënuar 16 gola me United në gjitha garat.

Insajderi.com