Serie A na vjen sot me ndeshjet e javës së 30-të

Serie A na vjen sot me ndeshjet e javës së 30-të

Kampionati italian, Serie A sot zhvillon 3 ndeshje, në kuadër të javës së 30-të të saj. Padyshim se ndeshja kryesore është ajo që zhvillohet me fillim nga ora 21:45 në mes Lazio dhe AC Milan.

Ndeshja tjetër interesante e ditës së sotme, është ajo e derbit lokal në mes Juventus dhe Torino, që fillon nga ora 17:15, raporton Insajderi.

Ndeshja e tretë dhe e fundit për sot nga Serie A, është ajo që zhvillohet nga ora 19:30, në mes Sassuolo dhe Lecce./Insajderi.com