Manchester City jashtë Ligës së Kampionëve?

Manchester City jashtë Ligës së Kampionëve?

Manchester City është në mes të një procesi tejet të rëndësishëm, ku është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e tyre në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.

“Ne jemi gati. Unë kam shumë besim se do të lejohemi të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Me 13 Korrik, do të mësojmë zyrtarisht se si do të vendos gjykata.” Ka deklaruar Pep Guardiola, raporton Insajderi.

City është dënuar me 2 vite largim nga Liga e Kampionëve, për arsye se ka fshehur të dhënat financiare, me qëllim të ikjes nga rregullat e FFP(Financial Fair Play), por ata kanë bërë apel në gjykatën e apelit(CAS) dhe me datë 13 të këtij muaji pritet të publikohet vendimi i saj./Insajderi.com