Ndeshje e çmendur në UFC – Usman kundër Masvidal

Ndeshje e çmendur në UFC – Usman kundër Masvidal

UFC, liga më e fortë në botë e arteve marciale, ka zyrtarizuar një nga ballafaqimet më të pritura, njofton Insajderi.

Në kartën e ardhshme, me 11 korrik, do të takohen në mes oktogonit kampioni aktual në Welterweight, Kamaru Usman dhe supe-ylli që është i rankuar i treti në këtë divizion Jorge Masvidal, njofton Insajderi.

UFC në njoftimin zyrtar të meçin ka shkruar; “Dhe mendonim se ky vit s’mund të bëhej më i çmendur”.

Masvidal futet në këtë ndeshje për titull kampioni pa një kamp të plotë stërvitor.

Ballafaqimi origjinal ishte në mes të Usman dhe numrit një aktualisht në Welterweight Gilbert Burns, por ky i fundit pak ditë para ndeshjes rezultoi pozitiv me COVID-19.

Përveç këtij meçi UFC 251 premton të jetë një nga netët më të mira kohëve të fundit në UFC.

Do të jenë edhe dy ndeshje të tjera për titull në divizione të ndryshme.

Në Featherweight ritakohen Max Holloway e Alexander Volkanovski, pastaj në Bantamweight vendoset kampioni në mes të legjendarit José Aldo e rusit Petr Yan.

Karta vazhdon me rimeçin e ish-kampioneve.

Rose Namajunas tenton “hakmarrje” ndaj Jéssica Andrade.

Kjo kartë pritet të jetë një nga netët më të çmendura të vitit 2020, prandaj rrini gati për vikendin e ardhshëm dhe shijojeni spektaklin./Insajderi.com

 

UFC Announces Kamaru Usman Vs. Jorge Masvidal To Take Place At UFC 251