Xavi ka qenë në krye të ekipit nga Qatari prej fillimit të kampanjës 2019/20, duke fituar dy tituj në sezonin e tij të parë me klubin.
Sipas raportimeve, Barcelona kishte kontaktuar me Xavin para se të shkarkohej ish menaxheri Ernesto Valverde në Janar të vitit 2020, por spanjolli e refuzoi ofertën. Ai u lidh përsëri me një rikthim në Camp Nou për të marr drejtimin e katalunasve në fund të këtij sezoni, nëse Blaugranët nuk tregojnë sukses në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve. Mirëpo, Xavi i vuri në pritje këto thashetheme duke u angazhuar për një tjeter sezon tek Al-Sadd, raporton Insajderi.
“Jam i lumtur që skuadra është e plotë sot pas kthimit të lojtarëve të mbetur të ekipit të parë, në përgatitje për rifillimin e kampionatit të ligës. Jam i lumtur të vazhdoj me Al-Sadd, dhe objektivi i ekipit gjithmonë do të jetë të luftojmë për të gjithë titujt.”- u shpreh ai.
40 vjeçari kaloi 17 sezone në Camp Nou, duke fituar 8 tituj të La Ligës dhe 4 tituj të Ligës së Kampionëve.
Ditë më parë, Insajderi kishte raportuar se Xavi kishte kërkuar vendosjen e një klauzole tek kontrata e tij, që do ta lejonte largimin e tij në drejtim të klubit të Barcelonës, nëse këta të fundit do e kërkonin një gjë të tillë/Insajderi.com