Lampard frikësohet nga Manchester United

Lampard frikësohet nga Manchester United

Frank Lampard ka thënë se frikësohet nga Manchester United në garën për top 4.

“Manchester United është kërcënimi më i madh. Ata janë një ekip shumë i fortë dhe në formë të mirë që një kohë të gjatë tani. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe kur e shihni se si janë rikthyer brenda sezonit, me lojtarët e mrekullueshëm në fazën e sulmit që janë duke shënuar shumë gola. Pra ata janë kërcënimi më i afërt” tha Lampard në konferencën para ndeshjes kundër Crystal Palace, transmeton Insajderi.

Vetëm 2 pikë është larg ekipi i Frank Lampard nga ai i Solskjaer dhe deri në fund të sezonit do të kemi një garë të madhe për një vend në Champions League. kujtojmë se Manchester United dhe Chelsea janë ndeshur tre herë brenda këtij sezoni dhe United ka fituar në të tre këto ndeshje /Insajderi.com