Skandaloze: Fc Prishtina tërhiqet nga garat e superligës?

Skandaloze: Fc Prishtina tërhiqet nga garat e superligës?

Pas ndeshjes skandaloze në mes të Gjilanit dhe Prishtinës, ekipi kryeqytetas po paralajmëron se do të tërhiqet nga garat e ligës.

E gjithë ngjarja ka filluar kur ekipi i Fc Prishtina, ka bërë protesta në drejtim të gjyqtarëve të takimit, pas përjashtimit të portierit të tyre, Visar Bekaj ku më pas kishte ndërhyrë policia duke hedhur gazë lotsjellës në drejtim të lojtarëve dhe stafit, duke shkaktuar lëndime të shumë lojtarëve, madje ata thonë se Boshnjaku ka marrë lëndime serioze dhe është duke u trajtuar në emergjencë, raporton Insajderi.com

Ndeshja përfundoj 2 me 1 në të mirë të ekipit të Gjilanit. Nuk dihet se çfarë masa do të merren nga liga dhe nga klubi i Prishtinës. Lajmet për bojkotim të mundshëm të garave, e ka bërë vet klubi përmes faqes së saj në Facebook./Insajderi.com