Armend Dallku mes lotësh: Kjo çfarë ndodhi në Gjilan, është turpi i futbollit

Armend Dallku mes lotësh: Kjo çfarë ndodhi në Gjilan, është turpi i futbollit

Ashpër ka reaguar krye trajneri i Fc Prishtina, Armend Dallku pas ndeshjes me Gjilanin.

“Kjo që ndodhi në Gjilan është krimi i futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të referojnë në këtë ligë”, tha Dallku mes lotësh, pasi që edhe ai u spërkat me lëng lotsjellës nga Policia. “Duhet me marrë përgjegjësi prej atyre lart, deri tek këta këtu poshtë. Zoti jua ktheftë qysh është më së keqi” përfundoi Dallku, në intervistën pas ndeshjes, raporton Insajderi.

Pak minuta më parë klubi i Prishtinës ka njoftuar se të gjithë lojtarët janë liruar nga spitali dhe se janë rrugës për tek autobusi i klubit, që gjendet tek stadiumi i qytetit të Gjilanit./Insajderi.com