Ekipi Italian, Lazio, ka njoftuar se ka shitur Valon Berishën tek ekipi nga League 1, Reims.
Valon Berisha ishte transferuar nga Red Bull Salzburg tek ekipi i Lazios, por nuk arriti të përshtatet në Serie A. Valon Berisha ishte i huazuar në bundesliga tek ekipi i Fortuna Dusseldorf, por ekipi gjerman nuk arriti që të mbijetojë në Bundeliga dhe Valoni vendosi të largohet nga aty, raporton Insajderi.
Tek ekipi i Reims luan edhe mesfushori tjetër i përfaqësuese së Kosovës, Arbër Zeneli. Bashkimi i tyre është një lajm i mirë për Bernard Challandes, pasi që ata do të kalojnë më shumë kohë bashkë dhe do nihen më mirë me njëri tjetrin, duke bërë që këtë përvojë ta sjellin edhe tek ekipi përfaqësueses së Kosovës./Insajderi.com