Katedralja e Notre Dame do të restaurohet sipas dizajnit original të shekullit 19

Katedralja e Notre Dame do të restaurohet sipas dizajnit original të shekullit 19

Katedralja e kishës së Notre Dame, e cila u shkatërrua për shkak të një zjarri gjatë muajit prill të vitit të kaluar, do të restaurohet sipas dizajnit origjinal Gotik.

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka lajmëruar këtë vendim duke i dhënë fund spekulimeve që kjo katedrale do të ndërtohet me një stil modern, sepse para disa kohe ai kishte lënë të kuptohej që do të I pëlqente një ndërtim modern, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Ai tha që restaurimi do të përfundojë në vitin 2024, në kohën kur Parisi mirëpret lojërat Olimpike.

Ky lajmërim erdhi pas një takimi me Komisionin e Arkitekturës dhe trashëgimisë kombëtare (CNPA).