Konfirmohet largimi i Milot Rashica nga Werder Bremen

Konfirmohet largimi i Milot Rashica nga Werder Bremen

Milot Rashica nuk do të luaj më për ekipin e Werder Bremen. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit Gjerman, Frank Baumann, raporton Insajderi

“Duhet ta pranojmë që Miloti nuk do të luaj më me ne, por ne nuk jemi duke lejuar zbritjen e çmimit të tij shkaku i situatë së krijuar nga Covid 19. Ka interesim nga shumë klube, por me nj♪7rin nga ta jemi në bisedime më të thella” tha Baumann.

Miloti ka qenë lojtari kryesor i ekipit gjerman në këtë sezon dhe këto paraqitje të tij, nuk kanë ikur pa rënë në sy të shumë agjentëve të futbollit të shumë top klubeve në Evropë. RB Leipzig është ekipi favorit për të nënshkruar me futbollistin kosovar, por ka edhe shumë klube të interesuara për të, duke përshirë Dortmund, Lazio, West Ham, Everton etj ./Insajderi.com