Hapet kallëzim penal ndaj trajnerit të Prishtinës, Armend Dallkut, për sulmin e tij ndaj zyrtarëve policorë

Hapet kallëzim penal ndaj trajnerit të Prishtinës, Armend Dallkut, për sulmin e tij ndaj zyrtarëve policorë

Kanë kaluar tre ditë nga ndeshja Gjilani vs Prishtina, por ndodhitë e asaj ndeshje janë akoma aktuale dhe nga momenti në moment kemi ngjarje që lidhen me të. Policia e Kosovës ka hapur kallëzim penal ndaj Armend Dallkut, sipas tyre për sulm fizik ndaj personit zyrtarë.

Kallxo.com, ka siguruar raportin e Policisë, të bërë pas ndeshjes Gjilani vs Prishtina. “Me 08 korrik 2020, në stadiumin e qytetit në Gjilan është zhvilluar ndeshja në mes të KF “Gjilani” dhe KF” Prishtina”. Pas përfundimit të ndeshjes , stafi i KF “Prishtina”, vërsulen në drejtim të referit kryesor dhe të tjerve pasi që sipas tyre ishin të paknaqur me referimin e tyre. Oficerët policorë ndërhyjnë për të siguruar që mos të sulmohen referët e ndeshjes dhe me këtë rast i dyshimti A. D. i fyen policët dhe i njëjti edhe i sulmon fizikisht. Disa persona janë sjell në stacionin policor dhe janë intervistuar në bazë të procedurav ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj njërit nga të dyshimtit A. D. të hapet rast penal “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe rasti procedohet në Procedurë të rregullt në Prokurorinë  Themelore”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës, transmeton Insajderi

Ndaj Armend Dallkut është hapur procedurë disiplinore edhe nga komisioni i garave pranë FFK dhe pritet të shqiptohen dënime të reja për klubin, lojtarët, stafin si dhe trajnerin e FC Prishtina./Insajderi.com