Bill Clinton u flet boshnjakëve në Srebrenicë: “E tmerrshmja ndodh kur i kthejmë shpinën humanitetit”

Bill Clinton u flet boshnjakëve në Srebrenicë: “E tmerrshmja ndodh kur i kthejmë shpinën humanitetit”

Këtë të shtunë është shënuar 25 vjetori i masakrës së Srebrenicës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në këtë ditë kur u kujtuan më shumë se 8000 viktima të masakrës së kryer nga ushtria serbe, Srebrenicës i janë drejtuar edhe liderë botërorë si ish-presidenti amerikan Bill Clinton, Princi i Uellsit, njofton BBC, transmeton Insajderi.

Ish-presidenti amerikan Boll Clinton, i është drejtuar popullit të Bosnjes me një video mesazh, ku thotë se Srebrenica është dëshmia më e mirë e asaj se çfarë mund të ndodhë kur bota i kthen shpinën “humanitetit”.

“Ka qenë thellësist e rëndësishme për mua që të vazhdoj t’iu jap atyre që vajtojnë për familjarët e tyre të vrarë”, ka thënë ish-presidenti Clinton.

“Srebrenica është një përkujtues i kostos së tmerrshme që mund të paguajmë, kur ia kthejmë shpinën humanitetit”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Derisa Princi Charles i Britanisë së Madhe, në mesazhin e tij, ka thënë se “Srebrenica është një njollë e tmerrshme mbi ndërgjegjen tonë kolektive

Në anën tjetër, sot janë varrosur edhe 9-të trupat e viktimave që janë identifikuar së fundmi, si pjesë e ceremonisë përkujtimore. Ndërsa përveç liderëve botërorë të cilët dhanë mesazhet e tyre, edhe të afërmit e qindra burrave e djemve të vrarë në masakër, folën në këtë ngjarje”. /Insajderi.com