Cilat shtete janë duke e menaxhuar më së miri situatën me Covid 19?

Cilat shtete janë duke e menaxhuar më së miri situatën me Covid 19?

Covid 19 është kryefjala në gjithë Globin. Mbi 12.5 milionë njerëz janë konfirmuar pozitiv dhe mbi 560 mije prej tyre, nuk kanë arritur të fitojnë në betejën e tyre me këtë virus. Në shumicën e shteteve në botë, gjendja është e keqe dhe po bëhet vështirë e më vështirë menaxhimi i saj.

YouGov (Instituti ndërkombëtar i hulumtimeve në Britani) ka realizuar një hulumtim, duke pyetur popujt e ndryshëm nëpër botë se sa janë të kënaqur me shtetet e tyre, në menaxhimin e gjithë situatës me Covid, përfshirë edhe atë ekonomike.  Vietnami është duke e menaxhuar në mënyrën më të mirë situatën me Covid 19, të paktën kështu mendojnë vietnamezes, më saktësisht 95% e tyre mendojnë kështu, transmeton Insajderi.

Shtetet e tjera që sipas popujve të tyre qëndrojnë mirë përballë Covid 19 janë: India, Australia, Danimarka, Norvegjia, Canada dhe Finlanda.

Vendi me menaxhimin më të keq po llogaritet Amerika, pasi që shumice e njerëzve atje, mendojnë që masat nuk ishin në kohe dhe nuk ishin të mjaftueshme./Insajderi.com