Barcelona mbetet në garë për titull

Barcelona mbetet në garë për titull

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Valladolid me rezultat minimal 1 me 0, por të mjaftueshëm për të marrë të tre pikët.

Arturo Vidal ishte golashënuesi i vetëm i takimit, në minutën e 15’ pas një asistimi nga Lionel Messi. Barcelona e dominoi ndeshjen në përgjithësi, duke mbajtur topin në këmbë 65% të kohës, raporton Insajderi.

Me këtë fitore, Barcelona i mbanë akoma gjallë shpresat për titullin e La Ligas, duke shpresuar se Real Madrid do të lëshojë pikë, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në përfundim të kampionatit dhe diferenca është 4 pikë./Insajderi.com