ZYRTARE: Suso kalon nga Milan tek Sevilla

ZYRTARE: Suso kalon nga Milan tek Sevilla

Sevilla dhe AC Milan, kanë arritur marrëveshje për transferimin në mënyrë permanente të Suso, tek Sevilla.

Suso ishte i huazuar tek Sevilla nga Milan, por të dyja ekipet kishin marrëveshje se nëse Sevilla kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Suso do të mbetej tek Sevilla në një marrëveshje permanente, raporton Insajderi.

Suso ka bërë 18 paraqitje për Sevillan në këtë sezon dha ka shënuar një gol dhe ka asistuar 2 herë të tjera., ndërsa tek Milan kishte bërë 153 paraqitje, duke shënuar 24 gola dhe duke bërë 36 asistime/Insajderi.com