Mourinho: Është i turpshëm vendimi i gjykatës për rastin e Manchester City

Mourinho: Është i turpshëm vendimi i gjykatës për rastin e Manchester City

Trajneri i Tottenahm, Jose Mourinho ka komentuar vendimin e gjykatës i cili e lejoi Manchester City që të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme, por i dënoi ata me 10 milion euro, raporton Insajderi.

“Është një vendim i turpshëm. Nuk e kuptoj se si ju mund të dënoni dikë me 10 milion euro, por jo me pezullim dhe të thoni se ata nuk janë fajtor. Nëse nuk jeni fajtor, ju nuk duhet të dënoheshit, por nëse je fajtor, ju duhet të dënoheni, është vendim dhe gjykim i turpshëm” tha Jose Mourinho për Sky Sports, transmeton Insajderi.

Dje Gjykata e apelit, ka kthyer mbrapsht vendimin e UEFA, të cilët e dënuan Cityn me 2 vite largim nga Liga e Kampionëve dhe 30 milion euro dënim, duke ja hequr dënimin e pezullimit dhe duke ulur dënimin e tyre nga 30 milion, në 10 milion./Insajderi.com.