WhatsApp bie në të gjithë botën – Mijëra përdorues raportojnë probleme

WhatsApp bie në të gjithë botën – Mijëra përdorues raportojnë probleme

Whatsapp është një nga aplikacionet e njohura të mediave sociale në botë, por duket se këtë mbrëmje ka pasur probleme.

Mësohet se ky aplikacion ka rënë nga funksioni në të gjithë botën, ndërkohë që përdoruesit e tij nuk e kishin të mundur përdorimin e tij, raporton Insajderi.

Përdorues të WhatsApp, kanë raportuar këtë problem në Twitter, duke njoftuar se janë duke pasur vështirësi në dërgimin dhe pranimin e mesazheve përmes WhatsApp, raporton TCH

Fillimisht aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në spartphone. Deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga WhatsApp në lidhje me këto probleme, të cilat janë raportuar në të gjithë botën, përfshirë këtu një pjesë të madhe të Evropës, Amerikës, Indisë dhe Australisë.

Fjala “WhatsApp” tani është në trend në Twitter, me më shumë se 321,000 tweet në lidhje me ndërprerjen e funksionimit./Insajderi.com.