një sfidë globale

Këshilla nga vende të botës për mbijetesë gjatë bllokimit të dytë

Këshilla nga vende të botës për mbijetesë gjatë bllokimit të dytë

Ndërsa vendet në botë dalin me kujdes nga bllokimi si pasojë e coronavirus-it, disa vende për fat të keq po kthehen në bllokim.

Nga Evropa në Australi, Azia në SH.B.A., kufizimet po vendosen përsëri në zonat ku infeksionet coronavirus janë në rritje përsëri.

Kryeqyteti kinez, Pekini, ishte midis atyre vendeve. BBC bisedoi me Kai Wei, një banore 29-vjeçare e qytetit, e cila na dha udhëzimin e saj për të mbijetuar gjatë një bllokimi të dytë, transmeton Insajderi.

Kai Wei says people in Beijing have adopted a "keep calm and carry on" attitude

Këshilla e Kai ishte të mbanim një bilanc të lumturisë, duke u përpjekur me të gjitha mjetet për të qëndruar të qetë dhe të shëndetshëm.

“Jetoni sa më normalisht të jetë e mundur. Dhe gjithmonë vini një maskë kur të dilni!”

Për inxhinieren Nuria Pino, 26 vjeçare nga Spanja, ri-vendosja e bllokimeve lokale ka pasur ndikim të thellë psikologjik.

Nuria Pino says the second lockdown isn't as scary because she now knows what to expect

“Ne luftuam dhe sakrifikuam për të mbijetuar në bllokimin e parë, kështu që kjo na duket si një disfatë  – një pilulë e fortë për tu gëlltitur”, shpjegon ajo.

‘Medito për të mundur mendimet pesimiste!’, ndanë si kësillë Nuria Pino.

Ndoshta për çudi, Rohit Shroff, një sipërmarrës 24-vjeçar në Chennai në Indinë jug-lindore, e quan bllokimin e dytë “relaksues”. Kufizimet u rivendosën në qytetin e gjashtë më të madh të Indisë në mes të qershorit, ditë pasi bllokimi i rreptë kombëtar i vendit u lehtësua. Tani që edhe shtrirja e dytë ka përfunduar, ai reflekton se ishte shumë më e lehtë. Duke i kujtuar vetes “edhe kjo do të kalojë” u bë mënyra e tij për të pranuar realitetin e ri.

Rohit Shroff said the first lockdown in Chennai made him anxious and fearful

Pesë milion banorë të qytetit Victoria nw Australi duruan mbylljen nga fundi i marsit deri në maj, por tani ata duhet të qëndrojnë përsëri në shtëpi, duke dalë nga shtëpia vetëm për arsye thelbësore.

Gjashtë javë bllokim u njoftuan në Melbourne javën e kaluar pasi shteti Victoria regjistroi 141 raste të coronavirus-it në 7 korrik. Ditë në vijim rastet arritë shifra alarmante.

Sally Gatenby adopted a kitten during the outbreak and says she will be a lifesaver in second lockdown

“Ndjehem sikur jam rikthyer në një destinacion shumë mediokër pushimesh!” thotë Sally Gatenby, një konsulente 39-vjeçare e marketingut në qytet. Bllokimi i parë ishte si vizitë në një vend të huaj me sjellje dhe rregulla të ndryshme, thotë ajo, por tani “dëshiron të mos ishte përsëri në këtë situatë, por e di se duhet të ja dalë mbanë për të dytën herë”.

Sally është mirënjohëse që ka kotelen e saj, të cilën e adoptoi gjatë shpërthimit të parë në Melburn, dhe e quan atë një “shpëtimtare” që po i jep dashuri dhe qetësi.

Ajo thotë që bukën mos ta gatuani në shtëpi, nga furra lokale është më e shijshme dhe dilni jashtë në një vend ku mund të mbani distancë të sigurt. /Insajderi.com