Të ardhurat e familjeve të pasura pësojnë rritje me përhapjen e Covid-19

Të ardhurat e familjeve të pasura pësojnë rritje me përhapjen e Covid-19

UBS thotë se portfoliot e 77 % e investitorëve më të pasur janë duke performuar mbi targetin e zakonshëm.

Më shumë se tri të katërtat e njerëzve më të pasur të botës kanë raportuar rritje të pasurive familjare pavarësisht krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19, shkruan TheGuardian, raporton Insajderi.

Hulumtimi nëpër këto familje ka treguar se shumica ishin të aftë të tejkalojnë “stuhinë financiare” të këtij viti,  përderisa persona më pak të pasur kanë humbur punën dhe kanë përjetuar kolaps të kursimeve dhe pensioneve.

Raporti i bankës zvicrane UBS ka treguar se në 77 % e familjeve më të pasura, vlera e investimeve të tyre ka qëndruar në vijë ose mbi këtë vijë, në një prej momenteve më të vështira në historinë e tregut financiar./Insajderi.com