Dimitar Berbatov: Ndombele duhet të largohet nga Tottenham

Dimitar Berbatov: Ndombele duhet të largohet nga Tottenham

Ish sulmuesi I Tottenham dhe i Manchester United, bullgari, Dimitar Berbatov ka komentuar mbi gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar Ndombele tek Tottenham.

“Ndonjëherë ju mund të shkriheni dhe të dërrmoheni në stërvitje, të shënoni gola dhe të luani futboll të mirë, por menaxheri nuk të pëlqen ty si lojtarë dhe ti nuk mund të bësh asgjë tjetër. Kjo situate është ajo çfarë po ndodh në mes Mourinho dhe Ndombele dhe ky I fundit duhet të largohet nga aty” tha Berbatov për Betfair, transmeton Insajderi.

Kujtojmë se Ndombele ka ardhur me shumë bujë tek ekipi nga Londra, por me ardhjen e Mourinho, ai nuk ka arritur që të fitojë vendin në formacionin bazë tek formacioni i Jose Mourinho./Insajderi.com.