Djaloshi 6 vjeçar shpëton motrën e vogël, bie viktimë e sulmit të egër të qenit

Djaloshi 6 vjeçar shpëton motrën e vogël, bie viktimë e sulmit të egër të qenit

Bridger Walker, një djalë trim 6 vjeçar nga Wyoming, ka fituar shumë vëmendje në rrjetë sociale së fundmi, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Më 9 korrik, Bridger u hodh në veprim kur një qen 1 vjeçar, raca pastor gjerman, u sul ndaj motrës së tij 4-vjeçare. Ndërsa mbronte motrën e tij ai u sulmua brutalisht nga qeni.

“Në mënyrë tragjike, në vend që të ikte, qeni u hodh dhe çau faqen e Bridger”, thuhet në deklaratë.

Bridger më pas iu nënshtrua një operacioni dy-orësh që kërkonte më shumë se 90 qepje, sipas familjes së tij. Dhe kur babai i tij e pyeti pse u hodh në mes të motrës dhe qenit, ai thuhet se u kishte thënë atyre: “nëse dikush duhej të vdiste, mendova se duhet të isha unë”, sipas deklaratës. /Insajderi.com