Vdes ikona e të drejtave civile, John Lewis

Ai bashkë-organizoi dhe mbajti një fjalim për Punën dhe Lirinë, në Marshin në Uashington, në organizimin ku King-u dha fjalimin e tij historik: “Unë kam një ëndërr”.

Vdes ikona e të drejtave civile, John Lewis

Republikani i të drejtave qytetare, John Lewis, dhe më vonë kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Lewis ishte një nga “6-ja e Madhe” e liderëve të të drejtave civile, që përfshinë Martin Luther King Jr.

AI ka ndihmuar të organizohet edhe marshi historik në Uashington në vitin 1963.

Si kongresmen, ai ishte një demokrat nga Gjeorgjia dhe ka përfaqësuar një pjesë që mbulonte kryesisht Atalantën.

Në 2019, Lewis pati njoftuar se është diagnostikuar me kancer në pankreas, në shkallën e katërt.

“Kam qenë në disa lloj luftëra – për liri, barazi, të drejta njerëzore, për gati gjithë jetën time”, pati thënë ai në një deklaratë të lëshuar atëherë.

“Por, kurrë nuk ka luftuar një luftë në të cilën gjendem tani”.

Gjatë kohës së lëvizjeve për të drejta civile, Lewis ishte një nga themeluesit e Komitetit Koordinues të Studentëve Jo-violentë dhe më pas u bë kryetar i këtij grupi nga viti 1963 deri në vitin 1966.

Ai bashkë-organizoi dhe mbajti një fjalim për Punën dhe Lirinë, në Marshin në Uashington, në organizimin ku King-u dha fjalimin e tij historik: “Unë kam një ëndërr”.

Lewis ishte i fundit që ishte ende gjallë nga ata që kishin folur në atë fjalim./Insajderi.com