Mesfushori që ka prejardhje shqiptare, por që luan për Maqedoninë, Enis Bardhi, është duke kaluar nëpër një formë të lartë tek ekipi i Levantes në La Liga.
Ai shënoi dy gola në fitoren 3:2 të Levantes ndaj Celta Vigos. Ndeshja i takoi xhiros së 37-të, të kampionatit spanjoll. Një xhiro para fundit Levante renditet e 12-ta me 46 pikë, raporton Insajderi.
Enis Bardhi ka gjithsej 30 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe ka realizuar plot 7 gola, një shifër e lartë kjo, marrë parasysh se ai luan si mesfushorë dhe këto statistika të tij, kanë rënë në sy të trajnerit Mikel Arteta, i cili ka shprehur interesim për transferimin e tij tek Arsenal/Insajderi.com.