Zidane: Lojtarët e fituan titullin

Zidane: Lojtarët e fituan titullin

Zinedin Zidane është treguar modest në një nga intervistat pas triumfit në La Liga, duke thënë se ishin lojtarët që e fituan titullin.

“Liga e Kampionëve është Liga e Kampionëve, por ky titull i ligës më bën më gëzon më shumë, sepse La Liga është fantastike. Ishim më të mirët, sepse morëm më së shumti pike nga të gjithë. Për mua, është një prej ditëve më të mira si profesionist. Lojtarët janë ata që luftojnë. Është e vërtetë se unë e kam rolin tim, mirëpo ata janë që besojnë dhe I bëjnë gjërat të ndodhin” deklaroi Zidane, transmeton Insajderi.

Zidane po e shkruan emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit madrilen, pasi sukseset e tij si trajner, po i përforcojnë edhe më sukseset e tij si lojtar tek klubi i njëjtë./Insajderi.com.