"Përfundim paqësor"

Barazojnë Ballkani dhe Prishtina

Barazojnë Ballkani dhe Prishtina

Ballkani dhe Prishtina janë ndarë me barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjen së zhvilluar në Suharekë ka sjell shumë aksion, raste dhe gola, duke dhuruar njëkohësisht edhe emocione.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 11 minutave lojë dhe ishte Blendi Baftiu, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0, ndërsa Endrit Krasniqi (16’) barazoi në 1-1 pas një topi të kthyer nga pritja e penalltisë nga portieri vendas.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej me barazim, ashtu nuk mendoi edhe Kushtrim Gashi, i cili në shtesë nga rreth 25 metra shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua një lojë e mirë dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, por vetëm Prishtina arriti ta gjejë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të dhe ishte Otto John, i cili shënoi me kokë për 2-2 pas asistimit të Ardit Hilës dhe me këtë gol u mbyll ndeshja./Insajderi.com