Renditja e Superliges në futboll pas javës së 31-të

Renditja e Superliges në futboll pas javës së 31-të

Sot janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në IPKO Superligë, ku nuk munguan përballet interesante, njofton Insajderi.

Në derbin e javës, Gjilani mori një fitore të madhe ndaj Dritës me rezultat 2-0.

Ballkani ka barazuar ndaj Prishtinës në një ndeshje të fortë e që u mbyll me rezultat 2-2.

Prishtina është e katërta me 59 pikë.

Flamurtari ka marr një fitore të madhe ndaj Feronikelit me rezultat 1-0 më golin e vetëm të shënuar nga Bajram Shala.

Drenica ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-1, që e mban ende jashtë zonës së mbijetesës. Me këtë fitore Drenica ka 41 pikë dhe mban vendin e tetë në renditje.

Fitore ka marr edhe Trepça ’89 që e ka mposhtur Llapin me rezultat 5-4.

89-shi ka 38 pikë dhe ende mban gjallë shpresat për titull.

Pas këtyre ndeshjeve, pesë vendet e para në Superligen e Kosovës janë këto skuadra

Drita 65 pikë

Gjilani 64 pikë

Ballkani 63 pikë

Prishtina 59 pikë

Ferronikeli 44 pikë. /Insajderi.com