COVID-19: Kryeministri i Britanisë së Madhe nuk e do një izolim tjetër

Britania e Madhe po përballet me raste në rritje të coronavirusit.

COVID-19: Kryeministri i Britanisë së Madhe nuk e do një izolim tjetër

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se nuk e dëshiron edhe një bllokim të dytë kombëtar për shkak të rasteve në rritje të të infektuarve me COVID-19.

Duke folur për The Sunday Telegraph, Kryeministri britanik krahasoi mundësinë e një mbyllje mbarëkombëtare me një “parandalues ​​bërthamor”, duke shtuar se ai nuk mendon se vendi që ai drejton të jetë përsëri në atë pozicion”, transmeton Insajderi.com.

Këshilltari kryesor shkencor në Mbretërinë e Bashkuar tha se ekziston “një rrezik” dhe se masat mund të jenë të nevojshme gjatë afrimit të dimrit

Johnson tha që autoritetet po përmirësohen në identifikimin dhe izolimin e shpërthimeve lokale të pandemisë, duke shtuar se fuqia për të bërë veprim kombëtar do të mbetet një opsion. /Insajderi.com/