“Arsenali e meriton një trofe sivjet”

Arsenali ka arritur një fitore të madhe kundër Manchester City.

“Arsenali e meriton një trofe sivjet”

Pas fitores së Arsenalit 2 me 0 kundër Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup, qendërmbrojtësi brazilian, David Luiz beson se Arsenali e meriton një trofe këtë vit.

“Do të luajmë në një finale këtë sezon dhe do të përpiqemi ta fitojmë atë për këtë klub sepse ky klub e meriton ta fitojë një trofe”, tha Luiz.

Braziliani ishte kritikuar nga pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë pas rikthimit nga pandemia, ndeshje që Arsenali e kishe humbur 3 me 0 nga Manchester City – madje për një gol u akuzua pikërisht David Luiz.

Arsenali nuk ka treguar formë të mirë në Premierligë përkundër se kishte një markato të mirë gjatë verës së vitit 2019. /Insajderi.com/