Pioli: Milani është tani ekip

Milani është një formë të mirë në Serie A

Pioli: Milani është tani ekip

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur shumë i lumtur pas fitores bindëse 5-1 të Milanit kundër Boolongnas në Serie A.

Të shtunen rossonerët arritën një paraqitje briliante në një kohë kur Milani ka gjetur formën e duhur.

“Ekipi është duke shijuar vetveten, kjo është ajo që mund të tregoj nga mënyra sesi lojtarët po punojnë në stërvitje, gjatë ndeshjes dhe çdo kohë që kalojmë kohën së bashku,” ka thënë Pioli pas ndeshjes për DAZN.

Po ashtu, Piolo tha se lojtarët e Milanit kanë punuar shumë gjatë karantinës.

Momentalisht Milan gjendet në pozitën e gjashtë me 56 pikë, pa gjasa për ta siguruar vendin e katërt. /Insajderi.com/