Ismet Munishi: Akoma jemi në garë për titull

Ismet Munishi: Akoma jemi në garë për titull

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka deklaruar se ekipi i tij është akoma në garë për titull, pavarësisht barazimit kundër Prishtinës me rezultat 2 me 2.

“Në pjesën e parë luajtëm mirë, krijuam raste dhe normalisht realizuam. Më pas bëmë disa lëshime që na kushtuan, por të paktën po luajmë futboll cilësorë dhe njerëzit po kënaqen duke na shikuar. Ne nuk do të dorëzohemi deri në fund për titullin kampion, pasi që kemi akoma gjasa. Ne do të shkojmë në çdo ndeshje për të luajtur futboll dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund” ka deklaruar Ismet Munishi për Super Sport, transmeton Insajderi.

Ballkani është në pozitën e tretë në tabele, pas Dritës dhe Gjilanit./Insajderi.com